Atalanta ka mposhtur 2-0 Udinese-n në shtëpi dhe tani është ngjitur në vend të 4-t të renditjes së Serie A.

Ëndrra e djemve të Gasperini-t vazhdon dhe ajo është më e gjallë se kurrë më parë.

Atalanta po zhvillon një sezon të madh dhe fitorja me Udinese-n ka hequr të gjitha dyshimet, zikaltrit janë kandidatë seriozë për një vend mes katër më të mirëve.

Futbollisti shqiptar Gjimshiti nuk e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen e së hënës, por është aktivizuar nga trajneri në minutën e 78’ të takimit.

Si për fat të mirë, pas zëvendësimit të tij kanë ardhur dy golat e vendasve me De Roon dhe Pasalic në minutën e 82’ dhe 85’.

Një fitore e madhe e Atalanta-s, ndërsa Milan ka zbritur në vend të shtatë.