Ka katër sezone me Dinamon, e madje në 3 vitet e fundit po luan si titullar dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm të bluve. Ilir Allmuça, tashmë që seozni po mbyllet, në një prononcim për “Vipsport”, tregon synimet dhe ambiciet për vitin që vjen.

“Dinamo e nisi këtë sezon me ambicie për Superioren. Në grup kishim Vllazninë, një ekip me cilësi dhe me kualitete, pasi pot a vësh re shumë pak ka ndryshuar nga edicioni i shkuar kur merrte pjesë në Superiore, – tha fillimisht Ilir Allmuça.

Allmuça verën e shkuar kishte oferta, por zgjodhi q ëtë rinovonte dhe të vijonte karrierën me Dinamon. “Në fakt kisha oferta por qëndrova te Dinamo. Është një emër i madh mbi të gjitha, por kishim edhe ambicie. Kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi duam që të renditemi në vendin e dytë. Nëse ja dalim do të jetë diçka e bukur. Asgjë nuk është e pamundur, pasi mundësitë i kemi”.

Sezonin e ardhshëm, Dinamo do të hyj në garë si pretendente kryesore. “Ende nuk dihet, pasi është shpejt për të folur se kush ekip do të vij nga Superiorja, por me sa di klubi ka synime madhore, e madje shumica e lojtarëve të këtij sezoni do të qëndrojnë, por do të afrohen edhe futbollistë cilësorë që edhe Dinamo të ngjitet në elitë”, – tha Ilir Allmuça në fund të prononcimit të tij./vipsport/