Vjen ndeshja e pare miqesore per ekipin e basketbollit te meshkujve te Vllaznise.

Pasditen e se shtunes ai do te luaje ne Prishtine ndaj ekipit me te njejtin emer qe siç dihet, eshte ekipi kampion ne fuqi i Kosoves.

Kjo eshte bere e ditur nga vetr shoqata e basketbollit Vllaznia ne nje njoftim te shperndare pak minuta me pare ku thuhet:

“Ditën e shtunë, me ftesë të Klubit të Basketbollit të Prishtinës, kuqeblutë e koshit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës për të zhvilluar një miqësore luksi me njërin prej ekipeve më të mira të Ballkanit, kampionët e Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në orën 19:00, duke i dhënë mundësinë teknikut kuqeblu të testoj forcën e ekipit, si edhe blerjet e reja për një përfaqësim dinjitoz në kampionatin shqiptar dhe Ballkan Ligë.

Kjo miqësore pritet të pasohet nga ndeshje të tjera, të cilat do të konfirmohen në ditët në vazhdim”.