7 medalje i kane dhuruar Shqiperise dy atletet shkodrane Bledar Mesi dhe Florjan Balaj te cilet moren pjese ne Kampionatin Ballkanik te veteraneve qe u zhvillua dje dhe pardje ne Selanik te Athines.

Te dy ata kane qene pjese e kombetares shqiptare te perbere prej 20 sportistesh veterane duke bere dhe figuren me te mire, fale talentit qe zoterojne dhe punes sistematike qe bejne ne stervitje çdo dite ndonese kane vite qe e kane lene sportin.

Sa i takon garave, atleti Bledar Mesi ka konkurruar ne garen e 800 metrave duke zene vendin e pare dhe duke marre medalje te arte teksa ka lene pas vetes nje atlet serb te renditur i dyti dhe ne te tretin nje bullgar. Kjo eshte konsideruar nje nga garat me te bukura te aktvitetit qe pati shume rivalitet dhe ne fund triumfoi shkodrani i kombetares shqiptare.

Mesi gjithashtu ka konkurruar edhe ne garen e 5000 metrave ku ka zene vendin e trete. Te njejtin vend ka zene edhe ne garen e 400 m/p si dhe duke qene pjese e katershes qe ka konkurruar ne stafetne 4×100 metra. Perfundimisht Bledar Mesi e mbylli konkurrimin e tij ne kete Ballkaniade me 4 medalje, 1 ari dhe 3 bronzi.

Nderkohe atleti tjeter shkodran Florjan Balaj ka rezultuar shume i suksesshem ne garen e 400 metrave duke zene vendin e pare dhe duke e dominuar garen nga fillimi e deri ne fund dhe ne kete menyre ka merituar mendaljen e arte duke lene pas ne vendin e dyte nje sportist grek ndersa ne te tretin eshte renditur shqiptari tjeter Ervin Hysi.

Balaj po ashtu ka konkurruar ne hedhjen e shtize duke zene vendin e dyte dhe duke u shpallur nenkampion Ballkani ne kete disipline, ndersa ka qene edhe pjese e stafestes 4×100 metra duke marre edhe medaljen e bronzte aty. Ai ne kete menyre e mbylli konkurrimin e tij ne kete aktivitet te rendesishem ballkanik per veteranet me 3 medalje, 1 ari, 1 argjendi dhe 1 bronzi.
Gjergj KOLA