0 humbje ka pësuar Spanja në këtë Europian. “Furia e Kuqe” ka luajtur 6 ndeshje në kohën e rregullt nuk ka humbur asnjë.
1 lojtar mbeti pa u aktivizuar në Europian nga ekipi spanjoll. Bëhet fjalë për Diego Jorenten.
21 lojtarët e tjerë luajtën, me përjashtim të portierëve. Nga ata u aktivizua vetëm Unai Simon.
2 fitore arriti Spanja, 0-5 kundër Sllovakisë në stadiumin “La Kartuha” të Seviljes dhe 3-5 kundër Kroacisë në Kopenhagen.
3 gola ka shënuar Alvaro Morata, goleadori i kësaj skuadre në këtë edicion. Me tre golat që shënoi në “Francë 2016” është lojtari më i mirë i historisë me 6 gola në Europian, më shumë se Torres dhe David Vija.
4 barazime akumuloi “Furia e Kuqe” në “Euro”, 0-0 kundër Suedisë, 1-1 me Poloninë, 1-1 me Zvicrën dhe 1-1 me Italinë. Diferenca është që të parën e fitoi me penallti, ndërsa të dytën e humbi.
5 me zero fitoi Spanja kundër Sllovakisë, fitorja më e thellë në historinë e Europianit. 6 gola pësoi Spanja në këtë Europian.
9 pritje ka bërë Unai Simon duke qenë një nga portierët më të mirë të këtij kompeticioni. 13 gola ka shënuar skuadra e Spanjës në Europianin e vitit 2020, më shumë se çdo skuadër.
16 ndeshje ka arritur të luajë Xhordi Alba në fazën finale të Europianit duke barazuar Fabregasin dhe Iniestën si lojtarët me më shumë ndeshje.
18 vjeç dhe 201 ditë ishte Pedri kur debutoi në Europian kundër Suedisë duke u bërë më i riu që luajti në Europian.
66.8% e zotëroi topin Spanja në këto ndeshje. Askush më shumë sesa ata në Europian. Gjermania ishte e dyta me 59.3 për qind.
71.1 kilometra ka vrapuar Pedri në këtë Europian, duke qenë i jashtëzakonshëm dhe futbollisti që ka përshkuar më shumë metra.
89.3% ka pasur Spanja në pasimet e saj duke barazuar Gjermaninë. 100 faulle ka pësuar skuadra e Luis Enrikes, më shumë se kushdo. Ndërkohë, ka pësuar 72 faulle.
111 goditje ka bërë Spanja drejt portave kundërshtare, 43 prej tyre në kuadrat, 43 jashtë, 6 shtylla dhe 25 kanë qenë të bllokuara nga rivalët.
267 topa rikuperoi skuadra e Luis Enrikes, që e bazoi lojën në presingun larg dhe ritmin e shpejtë. 432 sulme, 116 më shumë sesa Italia, ka kryer Spanja në Europian.
4688 pasime ka kryer ekipi spanjoll nga 5239 në total. “Furia e Kuqe” ka qenë një nga skuadrat që nuk zhgënjeu në këtë aspekt. ADN-ja e saj është pasimi dhe Luis Enrike e përdori si armën më të fortë në ndeshjet vendimtare.