Fitore dramatike e ekipit të Vllaznisë mbrëmjen e sotme në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Kamza Basket. Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë vetëm në shtesë me rezultatin 79-77. Ndeshja ka dhuruar shumë emocione në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të mbushur plot e përplot nga sportdashësit. Megjiathatë ekipi vendas nuk është ngjitur dot në lartësinë e duhur. Perioda e parë është fituar nga Kamza 19-10 ndërsa në të dytën Vllaznia korigjon diçka duke fituar 24-16 megjithatë në pushimin e ndeshjes, miqtë udhëheqin me një pikë avantazh. Fillimi i periodës së tretë është më i mbarë për vendasit që për herë të parë kalojnë në avantazh këtë ndeshje por vetëm kaq sepse ndeshja do ketë shumë rivalitet. Rezultati kalon sa në favor të njërës skuadër aq të tjetrës. Perioda e tretë fitohet nga Kamza Basket 17-16 ndërsa në të katërtën Vllaznia korigjon diçka dhe e fiton atë 20-18. Në sekondat e fundit të ndeshjes, Hogg ka mundësi të shënojë koshin e fitores por nuk ia del dhe takimi mbyllet në shifrat e barabarta 70-70. Kjo do të bënte të mundur shtesën prej 5 minutash që shoqërohet përmes emocionesh por edhe gabimesh të shumta megjithatë në fund, Vllaznia ka arritur të fitojë 79-77 duke siguruar kështu fitoren e parë në turin gjysmëfinal. Ndeshja e dytë do të zhvillohet ditën e martë në Tiranë. Takimi i sotëm është ndjekur nga presidenti i FSHB Avni Ponari dhe sekretari i saj Korab Llazani. Gjatë ndeshje nuk ka munguar edhe një incident teksa pas një vendimi të gabuar të gjyqtarit Cici, një tifoz e ka goditur atë me një send të fortë megjithatë loja ka vazhduar normalisht ndërsa personi në fjalë është shoqëruar për në ambjentet e komisariatit të policisë nga uniformar blu. E rëndësishme është që ky moment sporadik s’mund t’ia humb vlerat një ndeshje të tillë vërtetë të këndshme në të gjitha drejtimet.
© shkodrasport.com