Teuta luan sot një ndeshje përcaktuese ndaj Partizanit, teksa durrsakët kanë një avantazh prej tre pikësh dhe në rast fitoreje mund të prekin tirullin.

Zv.trajneri i Teutës, Bledar Hodo për emisionin Fair Play, theksoi se është momenti kur nuk duhet të gabohet ndërsa shtoi se Vllaznia meritonte diçka më tepër në këtë kampionat.

“Tani është momenti kulminant dhe nuk duhet të gabojmë më dhe duhet të fitojmë ndeshjet e mbetura. Kam besim te grupi lojtarëve dhe harmonia është në nivelin maksimal. Kemi futbollistë që kanë fituar trofe, disa prej tyre kanë fituar kampionat dhe Kupë e tani mendoj se ka ardhur koha që të fitojmë kampionatin e ta mbyllim me sukses.

Personalisht më ka pëlqyer Vllaznia dhe mendoj se meritonte më tepër. Edhe Laçi është skuadër fushe dhe ajo ka pasur oshilacione”, u shpreh Hodo. /VipSport/