Sa herë mund ta kemi parë nëpër filma fjalinë “shpreh një dëshirë të fundit përpara se të ndërrosh jetë?!”… Le të themi, pafund.

Sigurisht, është momenti më i hidhur, ai që të bën të dridhesh, ose ta përjetosh brenda teje, edhe pse bëhet fjalë për një “fiction”, pra diçka e sajuar sipas një skenari me aktorë. Por, në jetën reale, sigurisht, histori të tilla përputhen plotësisht.

Eshtë historia e tifozes 93-vjeçare të Atletico Madrid, e cila kishte shprehur vetëm një dëshirë përpara se të mbyllë sytë përgjithmonë, edhe pse nuk mund ta parashikojë atë ditë.

“Dua të shoh skuadrën time të zemrës në stadiumin tim, pra Wanda Metropolitano”, ishte shprehur e moshuara, që e shoqëruar nga e bija, duke u ulur në tribunën e stadiumit të ri dhe modern.

Ndeshja ka dhuruar emocione akoma më shumë, pasi në fund Atletico gjeti golin e fitores ndaj Athletic Bilbao. “Nuk është hera e parë që shoh Atleticon në stadium.

Kisha qenë më parë në “Vicente Calderon”. Ishte diçka e bukur, por nuk mund të largohesha nga kjo jetë pa e parë stadiumin e ri nga brenda”./telesport/