Ne ndeshjen e djeshme ndaj Egnatias ne transferte, kane qene dy mungesa te rendesishme per formacionin kuqeblu, megjithate per fat te mire mosprania e tyre ne fushe nuk ndikoi ne lojen mbrojtese te skuadres dhe si rrjedhoje porta e Vllaznise mbeti e paprekur.
Esin Hakaj dhe Geralb Smajli, dy mbrojtesit e kraheve te kuqebluve gjithsesi ndonese te pamundur ne fushe, kane qene te pranishem ne tribunen e stadiumit “Egnatia Arena” per te mbeshtetur shoket.
Nderkohe nga neser ekipi do t’i rikthehet serish stervitjes dhe kuptohet qe vemendja e stafit teknik do te jete e perqendruar edhe tek keto dy futbolliste, nese do te rikuperohen apo jo per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luajne diten e shtune ne ora 17.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Kastriotit.
Shpresat jane qe te dy keta lojtare te jene te gatshem per loje, megjithate do shikohet gjendja e tyre ne ditet ne vazhdim dhe me pas, do te pritet edhe vendimi perfundimtar i stafit mjekesor.
Vllaznia ka nevoje per te dy keta futbolliste, e veçanerisht per Hakajn i cili jo me kot u zgjodh mbrojtesi i majte me i mire i kampionatit shqiptar sepse te gjithe i njohin vlerat e tij./SHKODRA-SPORT.COM/