Në mesin e shumë talenteve shqiptar që po rriten në Europë është edhe shkodrani Kevin Zefi. Futbollisti 18-vjeç është pjesë e të rinjëve të Interit.

Lojtari është grumbulluar edhe nga ekipi i parë i zikaltërve për t’u stërvitur disa kohë më parë, por mbetet ende herët për të pritur debutimin e tij.

Në një video të fundit duket performanca fantastika e Zefit ndaj të rinjëve të Milanit. Mënyra sesi e kontrollon topin të kujton disa yje të futbollit botëror, ndërsa diferenca me kundërshtarët e tij duket e frikshme.

Zefi është pjesë e Irlandës dhe vëmendja nga FSHF nuk i ka munguar, pavarësisht se lojtari nuk ka dëshiruar të luajë me Shqipërinë, të paktën jo deri tani. /Sport Ekspres/