Kur ka luajtur vete futboll, i ka shenuar rregullisht Vllaznine, skuader te cilen e kishte shume qejf per ta mposhtuar. Sot larg ketij sporti te luajtur, Pero Pejiç nuk e llogarit serish skuadren shkodrane.

Kete here ne rolin e specialistit dhe analistit te futbollit. Kroati ka dhene nje interviste sot per TV Klan teksa ka folur edhe per çeshtjen e titullit kampion dhe garen qe po zhvillohet ne mes disa skuadrave.

“Vllaznia eshte vertete e treta ne renditje, por me keto luhatjet qe po vazhdon te tregoje ne ecurine e saj, e shoh disi larg titullit. Une mendoj se gara per titullin kampion do te zhvillohet ne mes Tiranes dhe Partizanit”- eshte shprehur Pejiç.

Pas javes se 22-te te kampionatit shkodranet kane arritur te grumbullojne 35 pike dhe jane ne “podiumin” e gares treshe per titull, teksa i dyti eshte Partizani me 2 pike me shume dhe e para Tirana me 5 pike me shume.

14 javet e mbetura deri ne fund te kampionatit pritet te shoqerohen me nje gare shume te forte dhe Vllaznia sigurisht qe nuk do heqe dore nga pretendimi i saj, pavaresisht asaj se çfare thote dhe mendon Pejiç./SHKODRA-SPORT.COM/