Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZgjat vetëm 100 ditë, Arsenali dënon Granit Xhakën

Zgjat vetëm 100 ditë, Arsenali dënon Granit Xhakën

Arsenali ka marrë një vendim në lidhje me Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare u zgjodh kapiten i ekipit në fillim të sezonit. Lojtarët votuan dhe Xhaka ishte i përzgjedhuri i tyre.

27-vjeçari u “përplas’ me tifozët gjatë ndeshjes shtëpiake kundër Crystal Palace. Mbështetësit e “Topçinjve” kritikuan kapitenin gjatë largimit nga loja dhe ky i fundit nuk i priti mirë fishkëllimat.

Unai Emery nuk e ka grumbulluar më nga ai moment, ndërsa sot ka ardhur edhe dënimi i madh. Sky Sports News raporton se Xhaka nuk do të jetë më kapiteni i Arsenalit. Trajneri spanjoll ia ka komunikuar vendimin lojtarit, teksa kapiteni i ri deri në fund të sezonit do të jetë Pierre-Emerick Aubameyang, i cili mbante rolin e zëvendës kapitenit. /abcnews/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments