Vllaznia do të luajë sot sfidën e javës së 11-të ndaj Teutës në transfertë. Sfida do të zhvillohet në Elbasan dhe do të nisë në orën 16:45. Prej disa ditësh, Vllaznia është stërvitur në Durrës për shkak se fusha stërvitore në Shkodër nuk është në kushtet e duhura nga reshjet e shiut.
Trajneri Thomas Brdaric është në “hall” për 11-shen titullare që do të zbresë në fushë kundër Teutës. Të gjithë lojtarët janë të gatshëm për këtë sfidë dhe tekniku gjerman ka zgjedhje luksi.
Me shumë mundësi, Vllaznia do të rreshtohet njësoj si ndeshjen e fundit ndaj Laçit, por balotazhi i vetëm është mes Mustedanagic dhe Da Silva.
Braziliani shënoi golin e fitores javën e kaluar dhe ka fituar shumë pikë për të qenë titullar, por edhe mesfushori tjetër Mustedanagic bëri një paraqitje pozitive. Shanset më të mëdha për të luajtur nga minuta e parë i ka mesfushori boshnjak, por nuk përjashtohet që në minutat e fundit të ketë ndonjë surprizë.
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, A.Hoxhaj, Mustedanagic (Da Silva), Latifi, Aralica./newsport/