HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Zgjohet' Dinamo, i 'rrëmben' Tiranës pikën më të fortë të mbrojtjes

‘Zgjohet’ Dinamo, i ‘rrëmben’ Tiranës pikën më të fortë të mbrojtjes

Jocelin Behiratche është lojtari më i ri i Dinamos. Klubi kryeqytetas ka bërë me dije arritjen e marrëveshjes me 18 herë kampionët e vendit.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregohet se qendërmbrojtësi do të jetë zyrtarisht nën urdhrat e Dritan Mehmetit.
Edhe pse nuk ka një informacion të qartë në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës, në sy bie prezantimi i tij nga ana e presidentit Adrian Bardhi.

“Jocelin Behiratche është zyrtarisht blu!

FC Dinamo njofton se Jocelin Behiratche është zyrtarisht pjesë e 18 herë kampionëve.

23-vjeçari që luan në mbrojtje vjen tek blutë pas 3 sezoneve të suksesshme me ekipin e Tiranës dhe ditën e sotme do të vihet menjëherë nën urdhërat e stafit teknik.

Mirësevjen Jocelin, #forcaDinamo”.

Kujtojmë që Behiratche ishte pjesë e Tiranës për 3 sezone. Ndërkohë që tashmë ka zgjedhur të qëndrojë sërish në kryeqytet, por me një fanelë të re./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments