Skënderbeu ka arritur që të hapë përsëri merkaton e futbollistëve, duke mbyllur detyrimet që kishte ndaj ish-futbollistëve, për të mundësuar zhvillimin e transferimeeve që do të përforconin radhët e skuadrës së Julian Ahmatajt. Ky i fundit kishte premtuar se të hënën do të bëheshin zyrtare afrimet e reja dhe kjo është bërë realitet sot, me katër emra që janë prezantuar nga klubi.
Vangjel Zguro është lojtari me eksperiencë që kanë afruar korçarët, një futbollist i cili pasi bëri mjaft mirë në Superiore, vitet e fundit i ka kaluar në futbollin amerikan. Ndërsa të tjerët janë emra të rinj me shumë perspektivë. Një prej tyre është Leard Sadriu i cili në vitet e fundit ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe gjithashtu bën pjesë në përfaqësuesen U21 të Kosovës.
Përkrah tyre janë edhe mesfushori 18-vjeçar Melos Bajrami, një lojtra që vjen nga radhët e klubit të Ballkanit në Kosovë me të cilin korçarët kanë bashkëpunim, si dhe qendërmbrojtësi ganez Agbodzi Abi.
“4 afrimet e para, bashkohen me ekipin”
KF Skënderbeu prezanton 4 afrimet e para në merkaton e Janarit, Vangjel Zguro, Agbodzie Abbey (21 vjeç, qëndërmbrojtës), Melos Bajrami (18 vjeç, mesfushor) dhe Leard Sadriu (19 vjeç, Mbrojtës) janë zyrtarisht futbollistë bardhekuq.
4 futbollistët e rinj bardhekuq janë bashkuar me ekipin në stëvitje dhe janë në dispozicion të trajnerit Julian Ahmataj”, shkruhej në lajmërimin e korçarëve për këtë lëvizje në merkato. /vipsport/