Skënderbeu i mbijetoi rënies nga Superiorja, e madje direkt pa qenë nevoja e zhvillimit të ndeshjes në shtesë, ndërsa me sa duket, tashmë synohet fitimi i Kupës së Shqipërisë në ndeshjen ndaj Vllaznisë.
Vangjel Zguro ishte mes Vllaznisë dhe Skënderbeut në merkaton e janarit, por ishin korçarët që e bindën mbrojtësin e majtë.
Pogradecari kërkon të fitojë trofe me bardhekuqtë dhe në rrjetet sociale u premton tifozëve që Kupën e Shqipërisë do e çojnë në Korçë të hënën.
Ai është optimist, ashtu si para çdo ndeshje në kampionat dhe ka besim se Kupa e Shqipërisë do të vijë në Korçë këtë sezon…Më poshtë gjeni edhe postimin e Zguros në profilin zyrtar në rrjetet sociale…