Zhbllokohet sfida ne Elbasan. Arlind Kalaja ka kaluar ne avantazh Vllaznine. Ka qene nje gjuajtje e Markut dhe topi nuk eshte zoteruar nga portieri Tafas duke i dhene mundesin Kalajes te nderhyje dhe ta dergoje ne rrjete.
16′ Goditje këndi për Vllazninë, kroson Imeri në zonë, por largon rrezikun me kokë sulmuesi Eze.
21′ Goditje dënimi për Kukësin, provon Ibrahimi me një predhë nga distanca, por jashtë kuadratit.
26′ Ardit Krymi është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Dragoshit.
27′ Pranë golit Kukësi. Zogoviç ndal topin mbi vijën fatale, pas tentativës me kokë të Leirës.
’45+2 Jonuzi me nje gjuajtje me te djathten, perpak sa nuk kalon ne avantazh Vllaznine.
58′ GOOOOOL VLLAZNIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, shkodranët kalojnë në avantazh. Pas një tentative nga distanca të Markut, Tafa nuk e kontrollon siç duhet, duke e lënë topin në zonë, aty ku ndodhej Kalaja, i cili nuk fal, duke e shtyrë topin drejt rrjetës.
KUKESI- VLLAZNIA 0-1
Shenues: Kalaja ’58
Kukësi: Tafa, Bytyçi, Hetemi, Lulaj, Dragoshi, Taipi, Ibraimi, Kotobelli, Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rr. Hallaçi
Vllaznia: Zogovic, Kruja, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Jonuzi, Imeri, Kalaja, Dilaver. Trajner: Th. Brdaric