E prisnin që të ishte kampione e vendit edhe më të rinjtë por nuk ka ndodhur kështu me ekipin e Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Besnik Limani dhe Jozef Sermi. Ai ka zënë vetëm vendin e dytë teksa në përfundim të kampionatit ka grumbulluar 14 pikë ndërkohë që kampione është Tirana me 25 pikë e drejtuar nga një trajner shkodran- Sead Bushati. Vllaznia ka arritur të nxjerrë vetëm tre finalistë përballë gjashtë të Tiranës dhe që këtu është bërë shkëputja. Në ndeshjet finale të zhvilluara paraditen e sotme, kanë triumfuar Rexhildo Zeneli në peshën 56 kg dhe Arnaldo Duka në peshën 91 kg për Vllazninë.

I treti- Pjetër Shkafja në peshën 75 kg është mundur nga boksieri më i mirë i kampionatit Alban Beqiri i Tiranës. Ndërkohë boksieri i Vllaznisë Rexhildo Zeneli është vlerësuar me një kupë të veçantë si boksieri i perspektivës. Kampionët respektivë sipas peshave ishin këto:

49 kg    Taulant Zajmi (Dardania)
52 kg    Krenar Zeneli (Flamurtari)
56 kg    Rexhildo Zeneli (Vllaznia)
60 kg    Armand Kuqari (Apolonia)
64 kg    Anxhelo Merkohasaj (Dardania)
69 kg    Denis Nurja (Tirana)
75 kg    Alban Beqiri (Tirana)
81 kg    Indrit Laçi (Tirana)
91 kg    Arnaldo Duka (Vllaznia)
+91 kg    Sidrit Deda (Tirana)