Jakub Brabec ka folur para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Çekisë. Mbrojtësi i Çekisë i frikësohet kuqezinjëve vetëm sa i përket gjuajtjeve nga distanca. Sipas tij, Shqipëria nuk është një Kombëtare e frikshme pasi lë shumë hapësira në prapavijë.

“Ne kemi luajtur tashmë një ndeshje me Shqipërinë dhe e dimë se çfarë na pret. Nga pikëpamja taktike, ndeshja nuk do të jetë shumë e ndryshme nga e para. Besoj se do të tregojmë cilësi dhe do të zgjidhim disa situata më mirë se në shtëpi dhe se kjo do të na çojë në një fitore të rëndësishme. Ne e dimë se ku kishin mangësi te Shqipëria dhe mund të përfitojmë.

Ne e pamë ndeshjen kundër Polonisë dhe nuk pati shumë diferenca nga Shqipëria e Pragës. Ndeshja nuk shkoi mirë për polakët, por kishte hapësira të ngjashme si në ndeshjen me ne. Pres një atmosferë të stuhishme në Shqipëri, do të duan të thyejnë. Nëse e kapim fillimin e ndeshjes, mund ta dominojmë lojën dhe më pas të shënojmë.

Unë besoj në cilësinë tonë. Nëse e shohim ndeshjen e fundit, ata na dhanë një gol nga një distancë e largët me një goditje të pabesë. Kjo mund të ndodhë edhe tani. Duhet të jemi agresivë, të shënojmë golin e parë dhe të shënojmë menjëherë të dytin”, tha Jakub Brabec.