Vllaznia U19 ka zhgenjyer ne ndeshjen çerekfinale te kampionatit ndaj “Football Republic” duke humbur ne shifrat e thella 0-4 dhe duke i dhene fund kesisoj ecurise se saj ne kampionat.

Ky eshte verdikti i ndeshjes se luajtur pasditen e sotme ne kompleksin sportiv ne Peze- Helmes. Ndonese ekipi shkodran sipas rregullores, kalonte ne turin tjeter edhe me barazim, ne fakt paraqitja e tij ka lene shume per te deshiruar.

Ndeshja ka nisur me gol per “Football Republic” teksa Çuçka ka shenuar qe ne minuten e 8-te. Vllaznia U19 u hodh ne sulm per te barazuar, por e kishte shume te veshtire sepse kundershtari mbrohej mire dhe kerkonte te ndeshkonte me kundersulm dhe keshtu ka ndodhur serish.

Ne minuten e 56-te Zere ka shenuar edhe golin e dyte. Por 5 minuta me vone, Vrapi u ndeshkua me karton te kuq dhe “Football Republic” mbeti me 10 futbolliste ne fushen e lojes. U mendua se ekipi shkodran do te perfitonte nga kjo gje, por ne fakt ndodhi e kunderta.

Ai do te pesonte edhe dy gola te tjere me te njejtin autor, Shiben, ne minutat 74 dhe 85 duke plotesuar kesisoj humbjen e thelle me poker ne kete takim çerekfinal. Diçka e papranueshme ne fakt kjo gje, kur ke parasysh faktin se disa prej ketyre elementeve konsiderohen e ardhmja e Vllaznise.

Me kete ndeshje, Vllaznia U19 i jep fund gares se saj ne kampionat duke mbyllur nje sezon pa asnje trofe te fituar, ndonese shpresat dhe synimet ishin te ndodhte ndryshe./SHKODRA-SPORT.COM/