Vllaznia e meritoi fitoren, por edhe Skenderbeu mund te bente diçka me shume. Keshtu shprehet nje specialist i njohur i futbollist Eduard Zhupa gjate prononcimit te tij ne emisionin “Ora Sport”. Sipas tij shkodranet shfrytezuan edhe aftesite individuale te lojtareve.

“Skënderbeu i dha terren Vllaznisë në pjesën e parë dhe në momente të caktuara luante me 5 mbrojtësa dhe veproi përgjithësisht mirë, por deri tek rasti i golit të parë, kur pati një gabim në kordinimin e tyre në mes portierit dhe qendërmbrojtësit.

Por të mos harrojmë se vertikalimizi i veprimeve të Vllaznisë në zonat boshe të Skënderbeut e kjo solli vendosje të mirë të sulmuesve shkodranë që e rrezikuan seriozisht portën korçare, fale edhe aftesive individuale te tyre.

Nga ana tjetër, nëse Skënderbeu do të ishte treguar më i kujdesshëm me pasin e gjatë, për të shfrytëzuar dy lojtarët e sulmit që janë shumë të mirë sa i përket cilësive fizike, do t’i kishte sjellë probleme mbrojtjes së Vllaznisë.

Kjo nuk ndodhi dhe në krahun e kundërt skuadra shkodrane shënoi edhe golin e dytë dhe mbylli ndeshjen. Ashtu si Memelli jam i mendimit se Vllaznia e meritoi fitoren, ndërsa Skënderbeu duhet të mendojë për ndeshjet e ardhshme dhe sidomos në shtëpinë e vet, të mos lëshojë pe”- ka deklaruar Zhupa./SHKODRA-SPORT.COM/