Prej nje jave me shume sesa per futboll te luajtur eshte folur e diskutuar per procesin e privatizimit te Klubit te Futbollit Vllaznia dhe kjo padyshim qe ka çoroditur disi edhe vete skuadren.
Mbase edhe nuk mund ta themi me siguri, por kjo gje ndikoi tek ajo edhe ne ndeshjen e kaluar, ate ndaj Kukesit qe u humb me rezultatin 2-4 ne “Loro Boriçi”.
Per te mos ndodhur serish kjo gje, sponsori Xhaferi ka kerkuar t’i qendroje prane skuadres dhe t’i kerkoje te perqendrohet maksimalisht tek sfida e rradhes ajo qe do te luhet diten e shtune po ne Shkoder, kete here ndaj Bylisit.
Kjo ka qene dhe arsyeja qe ai ka shtruar nje dreke pune per te gjithe skuadren mesditen e sotme ku natyrisht qe eshte folur vetem per ndeshjen e se shtunes.
“Në prag të sfidës ndaj Bylis e planifikuar për tu luajtur këtë të shtunë në orën 13.45 në stadiumin Loro Boriçi, ekipi i Vllaznisë së bashku me stafin teknik janë mbledhur në një drekë pune në mjediset e Casablanca restaurant & longue.Forza Vllaznia!”- shkruhet ne faqen zyrtare te kompanise qe menaxhon te drejten e marketingut te klubit Vllaznia.