Paraqitjet e mira që po bën me skuadrën e tij Jezero po shpërblehen edhe me vlerësimin e tij në 11-shen më të mirë të javës edhe këtë herë. Ka ndodhur kështu me sulmuesin shkodran Ndue Mujeci.

Goli i shënuar dje, ndihmoi që Jezero të merrte fitoren e rradhës në kampionat, por jo vetëm kaq sepse sulmuesi 27 vjeçar ka qenë protagonist edhe me lojën e zhvilluar për gjatë gjithë 90 minutave.

Me të tilla paraqitje, sigurisht që lojtari i rritur tek Akademia Vllaznia po rrit edhe vlerat e tij dhe për këtë arsye, që tani në adresë të tij kanë filluar të vijnë oferta të ndryshme.

Ka nga ato ekipe jashtë Malit të Zi që duan ta bëjnë pjesë të tyre, por edhe në këtë kampionat kanë filluar të shfaqin interesim dhe njëri prej atyre që dëshiron ta ketë në rradhët e tij është edhe ekipi i shqiptarëve të Tuzit, Deçiç./SHKODRA-SPORT.COM/