Kane ardhur plot 16 lojtare kete sezon dhe sigurisht qe jane shtuar shume edhe alternativat per te gjithe pozicionet ne fushen e lojes, megjithate ai nuk eshte “lekundur”.

E kemi fjalen per mesfushorin me tipare sulmues, Arsid Kruja. Ne keto javet e para te kampionatit, me plot gojen mund te themi se ai eshte lojtari me ne forme i kuqebluve.

27 vjeçari shkodran po kalon ndoshta momentet me te mira te karrieres se tij, pas atyre ne vitin 2015, kur la Vllaznise per te firmosur per arabet e Hajer.

Ndonese trajneri Brdariç ka disa lojtare krahu ne dispozicion, Kruja asnjehere nuk eshte lekundur ne te qenurit titullar ne te gjitha keto ndeshje.

Nje lojtar qe eshte pershtatur mire si me skemen 4-3-3 ashtu edhe me kete 3-5-2 duke qene nje shqetesim i vazhdueshem per kundershtarin, por edhe nje asistues i mire per lojtaret e sulmit./SHKODRA-SPORT.COM/