Real Madrid ka marrë një sukses shumë të rëndësishëm për sezonin duke fituar me rezultatin 1-3 ndaj Barcelonës. Madrilenët vinin nga dy ndeshje të humbura mes kampionatit dhe Champions, por tashmë janë disi më të qetë.
Gjithsesi, për trajnerin Zinedin Zidan, triumfi në El Clasico ka vlerën e vetëm tre pikëve dhe nuk duhet bërë shumë i madh.
“Jam shumë i lumtur për lojtarët. Nuk bëmë ndeshjen perfekte, por të fitosh këtu nuk është e lehtë. E përgatitëm mirë ndeshje, duhej të mendonim si skuadër dhe të rigjenim besimin.
U mbrojtëm shumë mirë, në mënyrë kompakte dhe kështu është më e lehtë. Ata luajtën disi të zgjatur dhe kështu gjetëm hapësira.
Për ne është shumë mirë fitorja, por mbeten vetëm tre pikë dhe asgjë më shumë. Tani t’i gëzohemi këtij rezultati, të pushojmë dhe të mendojmë për të martën”, u shpreh Zidan. /VipSport/