Myrto Uzuni ishte i pafat në këtë periudhë teksa është prekur nga COVID-19.

Në këtë formë, sulmuesi shqiptar humbi ndeshjen e veçantë përballë Barcelonës në Ligën e Kampionëve, ndërsa vazhdon të mbetet jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e kampionatit hungarez, ku Ferencvarosh i tij luan ndaj Ujpest.

Një problem për ekipin e Ferencvarosh duke qenë se futbollisti i kombëtares është njeriu kryesor i sulmit. Ndërkohë, ajo që shqetëson më shumë është fakti se nuk dihet saktë rikthimi i Uzunit, duke qenë se Hungaria aplikon një tjetër rregull që të detyron të qëndrosh në karantinë për një muaj.

Kështu, shqiptari mbetet në dyshim për ndeshjet e ardhshme, ku më e rëndësishmja, por edhe e veçanta është ajo ndaj Juventusit në Ligën e kampionëve. /VipSport/