Një lajm  i bujshëm ka ardhur nga Spanja.

Real Madrid dhe Zinedine Zidane mund të ndahen në fundin e sezonit.  Kjo është ajo që kanë shkruar gazetat kryesore spanjolle, mes së cilave edhe Marca.

Nëse klubi i Florentino Perez do të vendosë ta shkarkojë francezin, atëherë do të ishte një garë dyshe për të marrë vendin e tij. Bëhet fjalë për Mauricio Pochettino-n dhe Massimiliano Allegri-n.

Trajneri francez, kontrata e të cilit skadon në qershorin e 2022-shit, mund të mos konfirmohet për shkak të rezultateve zhgënjyese, veçanërisht nëse nuk do të arrijë të kualifikohet në çerekfinalet e Champions League.

Ish-trajneri i Tottenham-it dhe ish-tekniku i Juventus-it, duket se janë përzgjedhur për rolin e trajnerit të ardhshëm të Real Madrid.

Kush do ta fitojë garën?