Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid mund të ndahen në fundin e këtij sezoni. Portugezi është zhgënjyer nga ngurrimi i klubit për t’i rritur rrogën. Me pak fjalë, mes ecurisë negative të skuadrës dhe një të ardhme të pasigurt, CR7 duket se është gati të kthehet në Angli. Trajneri Zidane, i cili mund të largohet gjithashtu në fundin e sezoni, ka dalë në krah të lojtarit. “Është e pamundur të mendohet një Real Madrid pa Cristiano Ronaldo, ky është klubi i tij dhe këtu duhet të qëndrojë.

Pjesa tjetër janë vetëm fjalë”, ka thënë francezi. “Të gjithë tifozët e tij, të shpërndarë në të gjithë botën, duan që ai të qëndrojë. Nuk jam i shqetësuar, jemi të vetëdijshëm që të flitet nga jashtë për gjëra të tilla. Por Cristiano duhet të mendojë vetëm për të luajtur, siç ka bërë gjithmonë”, ka përfunduar Zidane./telesport/