Real Madridi ka hedhur sytë te yjet e rinj dhe i fundit që ka fituar vëmendjen e Zinedine Zidane është Eduardo Camavinga.
Mesfushori me tipare shkatërruese është vetëm 17 vjeç dhe luan për Rennais.
Skautët e madrilenëve e kanë pikasur futbollistin e ri dhe duan ta blejnë që në verë. Futbollisti i kombëtares U-21 të Francës është një nga lojtarët me më shumë të ardhme në shtetin francez.
Spanjollët duan ta rrëmbejnë që tani dhe ta rrisin vetë. Ata po ndjekin një strategji ndryshe nga mentaliteti historik, pasi i marrin futbollistët që në moshë të re dhe i rrisin vetë.
Vinicius, Rodrygo, Kubo, Achraf Hakimi, Martin Odegaard janë shembulli i duhur./telesport/