Arjan Peço, trajneri i të rinjve të Bazelit ka komentuar gjendjen në të cilën ndodhet Kombëtarja shqiptare. I ftuar në emisionin “Procesi Sporti”, ai u shpreh se Panuçi ka gabuar me prapakthehun dhe me sharjen publike ndaj futbollistëve.

“Kjo prapaktheu e Panuçit është gabim. Ai e nisi me një tjetër histori dhe donte të largohej nga epoka De Biazi. U shpreh se luante në sulm, por ne jemi në Shqipëri.

Opinion këtu është shumë sensibël dhe në media doli duke i sharë haptazi që janë memecë.

Trajneri Kombëtar duhet t’i ketë nga vetja futbollistët. Si mund të japë 100% një futbollist, kur dëgjon nga trajneri në publik se është shurdh-memec?

Më bëri çudi me Izraelin dhe që u mundëm me një lojë sulmuese. U krijuan ekuilibra që nuk janë parë”, u shpreh Peço.