Tërbuni bën afrimin e radhës në merkaton. Skuadra pukjane përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se kanë firmosur me Mario Prendin. 22-vjeçari luan si mbrojtës dhe në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Besëlidhjes, ndërsa ka luajtur edhe me Shënkollin. Prendi ka gjetur akordin me Tërbunin dhe do të jetë pjesë e skuadrës deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
Postimi i Tërbunit:
Klub Futboll TËRBUNI PUKË njofton të gjithë tifozët Pukjanë se ka firmosur për gjashtë muaj me mbrojtësin, Mario Prendi me opsion rinovimi dhe për një sezon tjetër.
TËRBUNI dhe të gjithë tifozët Pukjanë i urojnë mirë se ardhjen në ekipin tonë dhe shpresojmë që të japë gjithçka për fanellen tonë kuqebardh ku mbështetja jonë nuk do ti mungojë në asnjë moment! Urime dhe shumë suksese të dëshirojmë Mario!
Emri: Mario
Mbiemri: Prendi
Shtetësia: Shqiptar
Datëlindja: 26 Janar 2000
Mosha: 22 vjeç
Shteti i lindjes: Shqipëri
Qyteti i lindjes: Lezhë
Pozicioni në fushë: Mbrojtës
19/20 | K.F. Shënkolli
20/21 | K.S. Besëlidhja
21/22 | K.S. Besëlidhja