Një Real Madrid fantastik sot në “Anfield Road”. Mbreterit e Europes tregojne pse jane aty ne FRON dhe pse jane fituesit me te medhenj qe ka njohur historia e ketij kompeticioni duke shkaterruar “Reds”… Los Blancos kanë mudur 2-5 Liverpool në një ndeshje spektakolare që dhuroi plot emocione. Liverpool nuk kishte pranuar kurrë pesë gola në një ndeshje të Champions League. Deri me sot.

Pjesa e pare – Menjehere Liverpool ka ndezur “Anfield” me nje atmosfere fantastike sot. Ka qene Darwin Nunez ai qe me nje gol spektakolar me thember ka mposhtur portierin e REalit pas vetem 200 sekondash loje kur ka mare nje asist te bukur nga Salah…

Skuadra e Jurgen Klopp me pas ka gjetur edhe golin e dyte ne minuten e 14-te te ndeshjes duke dyfishuar shifrat dhe duke tronditur Real Madrid qe e ka nisur ne menyren me te keqe te mundshme kete sfide duke bere shume gabime ne pasime.

Pikerisht Courtoius eshte ai qe ben nje supergafe pas nje kthimi te Carvajal te portieri belg qe stopon me gjoks por me pas me gju ngaterrohet dhe topi i falet Salah qe shenon golin pa falur.

Real Madrid ka reaguar dhe e ka bere me nje te djathte te mrekullueshme te Vinicius Jr qe ka shenuar nje gol vertet te pabesueshem ne hyrje te zones pasi ka kombinuar me Benzema dhe ka mposhtur Alison…

Nje ndeshje me ritme te jashtezakonshme qe ka dhruuar serish gol dhe serish nje gafe sepse pas gafes se Cortuois eshte gabimi i Alisson qe teksa ka topin ne kontroll tenton ta largoje por e perplas ne trupin e Vinicius Jr dhe topi perfundon ne rrjete.

Real Madrid pas tronditjes fillestare me dy golat e pesuar ka permbysur gjithcka ne Anfield Road! Ne fillim te pjeses se dyte, nje goditje denimi e fituar nga Vinicius Jr, eshte krosuar ne menyre te perkryer te shtylla e pare aty ku Militao i ka shpetuar mbulimit dhe ka ndeshkuar me koke duke heshtur Anfield per 2-3…

Dhe pikerisht kur Liverpool po tentonte te reagonte, ka ardhur goli i Benzema me devijimin e pafat te Joe Gomez qe me palestrina i ndryshon trajektoren topit qe perfundon ne rrjete me Alisson te dorezuar. Nje tronditje per Klopp & Co…

Real Madrid qe nuk ndalet dhe tallet me mbrojtjen e Liverpool duke finalizuar nje kundersulm perfekt me Vinicius qe asiston epr Benzema qe ul ne gjunje portierin Alison duke e shmangur dhe duke shenuar goln e peste te Manitas.