Esin Hakaj dhe Geralb Smajli, dy mbrojtësit e krahut të Vllaznisë, munguan ndaj Egnatias për shkak dëmtimi. Mosprania e tyre u ndje menjëherë në lojën e të kuqve dhe u duk sikur në të vërtetë shkodranëve u ishin “prerë krahët”.

Loja e Vllazninë çaloi shumë në të dyja anët, ku më së shumti munguan daljet në fundore të Hakajt në të majtë. Ish-mbrojtësi i Partizanit është një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe e ndihmon shumë skuadrën edhe në sulm.

Në këtë ndeshje shkodranin e zëvendësoi Bulatoviçi, i cili bëri shumë mirë pjesën defensive, por e pati të pamundur të rrezikojë në sulm dhe të arrijë të furnizojë sulmuesit me vertikalizime dhe krosime në zonë.

Smajli dhe Hakaj janë në dyshim serioz edhe për ndeshjen e radhës ndaj Kastriotit të shtunën në orën 17:00. Mungesa e tyre do të ishte e dhimbshme për Josën./panorama-sport/