Ekipi i të rinjve të Vllaznisë në basketboll e ka humbur edhe ndeshjen e javës së tretë të kampionatit. Këtë herë ata janë ndeshur sërish me një rival të fortë për titullin kampion, pikërisht Superior Klima. Rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur në Tiranë ka qenë 62-55 për ekipinprivat kryeqytetas.  Shkodranët e drejtuar nga trajneri Roland Koka nuk kanë bërë një paraqitje dhe aq të mirë sa mendohej edhe për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të ndonjërit prej titullarëve të tyre. Me këtë humbje, ata kanë arritur të grumbullojnë 6 pikë pas javës së katërt të kampionatit me dy fitore dhe dy humbje. Vllaznia është në vendin e tretë në renditje, pikërisht pas Superior Klima dhe Virtus Basket, dy ekipeve që e kanë mundur në dy javët e fundit.
www.shkodrasport.com