Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë e ka humbur edhe ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar, atë të luajur në Durrës ndaj Teutës vendase me rezultatin 0-3. Pas humbje në mesjavë me Tiranën në Shkodër, është shënuar edhe një tjetër disfatë për skuadrën e Artan Kalasë megjithatë kjo në njëfarë mënyre ka qenë e pritshme sepse luhej ndaj njërës prej skuadrave më të mira të kampioantit dhe pretendente e fortë për titullin kampion siç është Teuta. Seti i parë i ndeshjes së luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” është mbyllur në shifrat 25-16 për durrsakët. Në të dytin ka patur më shumë rivalitet duke dhuruar shifrat 26-24 ndërsa në të tretin sërish triumf i Teutës në shifrat 25-20  dhe krejt ndeshjen 3-0. Pas kësaj humbje, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e katërt në renditje duke mos e vënë në diskutim pjesmarrjen në play-off.
www.shkodrasport.com