Vllaznia U21 ka fituar sot ndaj rivalit te saj kryesor, Bylisit dhe i eshte afruar vetem 2 pike ne renditje duke e hapur ne kete menyre garen per titullin kampion te kesaj grupmoshe. Ne ndeshjen esotme te luajtur ne “Reshit Rusi” golat jane shenuar nga Delaj dhe Musaraj.

Pas ndeshjes trajneri Elvis Plori ne nje prononcim per mediat eshte shprehur: “Po jam i kenaqur nga kjo fitore, per me teper qe ekipi ka ardhur ne rritje. Natyrisht qe nje fitore ndaj nje ekipi si ai i Bylisit qe vitet e fundit ka qene kampion dhe eshte perseri shume serioz sepse ka ne perberje shume lojtare te ekipit te pare.

Djemte qe une drejtoj me dhane te kuptoj se luajne bukur futboll dhe jane te afte per te fituar ndaj çdo kundershtari dhe me vjen mire qe kjo gje u pasqyrua ehde me rezultat.

Kuptohet qe tashme gara behet edhe me e bukur sepse diferenca ngushtohet ne dy pike. Jane edhe dy jave deri ne perfundim te fazes se dyte te kampionatit, me pas do kete edhe nje faze te trete dhe jam i bindur se deri ne fund Vllaznia U21 do te jete pretendente e forte per titullin kampion”./SHKODRA-SPORT.COM/

Te plote prononcimin e trajnerit Elvis Plori mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: