Edhe zyrtarisht, Barcelona tashmë ka prezantuar fanellat vendase për sezonin e ardhshëm. Fanellat e reja do të jetë krejtësisht të ndryshme me ato që ka pasur viteve të fundit kampioni i Spanjës, vetëm ngjyrat natyrisht, janë ato tradicionale të katalunasve.

Fanella e re s’do të jetë me vija, por kutia kutia, që ngjason shumë me atë të Kroacisë.

Barca synon që me këtë ndryshim të fanellave, të ndryshojë edhe fatin në Champions League, trofe që për herë të fundit e ka fituar në vitin 2019.

Sezonin që lamë pas, Messi me shokë ishte afër triumfit në garën më të madhe në Evropë, pas fitores 3-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë në Camp Nou. Por, një javë më pas, Redsat përmbysën gjithçka në Anfield dhe fituan 4-0, për të rrëmbyer në fund trofeun, pasi në finale e mposhtën 2-0 Tottenhamin.