Erald Çinari vijon të shkëlqejë në Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi shkodran i Shkëndijës së Tetovës është përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin maqedonas.

Në një lidhje të ngushtë me golin, mëngjërashi ka njohur progres në lojën e tij duke u shndërruar në pikë referimi për kuqezinjtë. Në formacionin e javës të Maqedonisë së Veriut, ka një vend edhe për lojtarin në fjalë.

26-vjeçari ka arritur në kuotën e 7 golave, ku ka mundur të japë edhe 4 asiste. Padyshim një nga afrimet më të rëndësishme të ekipit shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Kjo është e disata herë që Çinari përzgjidhet në formacionin më të mirë të javës.

Gjate janarit, emri i tij u lakua edhe ne disa skuadra shqiptare, perfshi ketu edhe Vllaznine, por ne ate kohe ish- trajneri Josa u shpreh se skuadra ishte e plotesuar me lojtaret e kraheve ngaqe ishin Latifi e Mala dhe si rrjedhoje nuk u negociua fare me te.

Duke pare kete ecuri te tij te Shkendija me siguri qe drejtuesit e Vllaznise do te jene penduar qe e kane lene te largohet nje lojtar te tille.