Kristiano Ronaldos është shpallur sportisti më i paguar në botë sipas renditjes më të fundit të publikuar nga revista amerikane “Forbes”.

Portugezi ka siguruar 136 milionë dollarë ose rreth 127 milionë euro. Nga kjo shumë kolosale prej 124 milionë eurosh, rreth 42 milionë euro, Kristiano Ronaldo i ka siguruar në fushë.

Ndërkaq, pjesa tjetër, rreth 82 milionë euro, ai i ka siguruar nëpërmjet kontratave të ndryshme të sponsorizimit.

Në listën e publikuar nga “Forbes”, tri vendet e para zihen nga futbollistët. Pas Kristiano Ronaldos, menjëherë vjen Lionel Mesi, i cili fiton 118 milionë euro në sezon. Treshja e parë kompletohet nga ylli tjetër i Paris SG-së, Kilië Mbape, që fiton afërsisht 109 milionë euro.