Etrit Berisha ka zyrtarizuar kalimin e tij drejt Spalit. Ka qenë klubi i ri, i cili nëpërmjet një postimi në Twitter, ka njoftuar për marrëveshjen.
Kështu, pas Lacios dhe Atalantës, për gardianin e Kombëtares së Shqipërisë do të nisë një aventurë e re. 30-vjeçari, ishte pjesë e Atalantës prej tre viteve, ndërsa në sezonin që u mbyll Berisha pati një start të mirë duke qenë portieri titullar, por në gjysmën e dytë të sezonit, lojtari pësoi një rënie të formës, teksa humbi pozicionin e numrit një.
Kështu, klubi bergamask por edhe portieri ranë dakord për të gjetur një destinacion të ri, i cili i ofronte më shumë minuta në dispozicion. Tashmë, Berisha do të mbrojë kuadratin e Spalit, teksa do të jetë titullar me skuadrën e re.
Palët kishin nisur bisedimet prej ditësh, megjithatë zyrtarizimi i marrëveshjes ka ardhur në ditën e sotme. Berisha është transferuar te Spali nëpërmjet formulës së huazimit me detyrimin e blerjes përfundimtare, mirëpo mbeten për t’u sqaruar më shumë detajet./vipsport/