...
HomeKRYESOREZyrtare/ Cruyff nuk rinovon kontratën, Barcelona në kërkim të një tjetër drejtori...

Zyrtare/ Cruyff nuk rinovon kontratën, Barcelona në kërkim të një tjetër drejtori sportiv

Tashmë është zyrtare, Jordi Cruyff nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës sezonin e ardhshëm. Klubi katalanas tashmë duhet të gjejë një tjetër drejtor sportiv, pasi numri 1 i merkatos nuk do të rinovojë kontratën e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi katalanas me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhet se Jordi Cruyff dhe Barcelona, për shkak të projekteve të ndryshme professionale, kanë vendosur të ndajnë rrugët.

Kështu, drejtori sportiv katalanas do t’i thotë lamtumirë klubit më 30 qershor, datë kur mbaron edhe zyrtarisht kontrata e tij. Cruyff mbyll kështu aventurën e tij me Barcelonën, ku u afrua më 1 shtator 2021. /oversport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.