Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLZYRTARE/ Dinamo prezanton “goditjen” e radhës, firmos Aleksandër Isaevski

ZYRTARE/ Dinamo prezanton “goditjen” e radhës, firmos Aleksandër Isaevski

Aleksandër Isaevski është zyrtarisht lojtar i Dinamos. Mbrojtësi 26-vjeçar është bërë sot pjesë e klubit kryeqytetas duke plotësuar në këtë mënyrë linjën e majtë të prapavijës.

Përmes një prezantimi në kanalin zyrtar, kryeqytetasit bëjnë me dije që mëngjërashi “de juro” është pjesë e 18-herë kampionëve të Shqipërisë.

Edhe pse ka pasur shumë aludime rreth të ardhmes së tij, ish-futbollisti i Vllaznisë ka zgjedhur sërish të jetë pjesë e kampionatit shqiptar.

“Aleksandar Isaevski… zyrtarisht Dinamovit.

Mbrojtësi 26-vjeçar është zyrtarisht pjesë e Dinamos si afrimi më i fundit në merkato. Lojtari i krahut të majtë vjen si një përforcim me shumë vlera në repartin e mbrojtjes”, shkruhej në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Kujtojmë që Isaevski u aktivizua në 29 ndeshje me skuadrën e Vllaznisë, të cilat i nisi nga minuta e parë si titullar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments