Ka disa kohe qe stervitet me Vllaznine dhe me ne fund ka ardhur momenti qe te vije edhe firma ne kontrate dhe zyrtarizimi si futbollist i kesaj skuadre. Dritmir Beci pas plot 7 sezonesh rikthehet serish ne Shkoder, aty ku e nisin karrieren futbollistike.

Mbrojtesi ne fjale ka qene pjese e Skenderbeut ne sezonin e kaluar duke dhene kontributin e tij per ngjitjen e korçareve ne Superiore, ndersa tani do te luaje per skuadren e qytetit te lindjes. Konfirmimi vjen nga vete faqja zyrtare e klubit Vllaznia qe shkruan:

“Dritmir Beci rikthehet në shtëpi. Mbrojtësi shkodran pas disa sezonesh të suksesshme në ekipe të ndryshme, së fundi tek Skënderbeu, tani do të jetë pjesë e Vllaznisë.

27 vjeçari ka firmosur për një sezon me kuqeblutë, me të drejtë shtyrje edhe për një sezon tjetër. Mirë se erdhe Dritmir Beci!”