Ndeshja Tirana – Bylis u mbyll me rezultatin 2-2, sfidë e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Një takim që ishte mjaft i rëndësishëm për bardheblutë, të cilët tanimë nuk e kanë më titullin kampion në këmbët e tyre. Penalltia e akorduar nga Kridens Meta, u shndërrua në gol nga Adili.

Dhe pikërisht ky 11-metërsh ka sjellë polemika në stadiumin “Arena Egnatia”. Pas përfundimit të takimit, në fushë u futën edhe tifozët bardheblu duke goditur gjyqtarin Meta.

Pamje që padyshim nuk i kanë hije lojës më të ndjekur në botë. Megjithatë gjithçka ka përfunduar dhe tanimë janë forcat e rendit ata që kanë marrë në dorë situatën.

Sjellja e tifozeve te Tiranes por edhe e pjestareve te kesaj skuadre eshte shume e padenje dhe sigurisht qe duhet te marre denimin e merituar. Ne Puke pak muaj, per shume here me pak se kjo çfare ndodhi sot me Tiranen, u perjashtu nga kampionati ekipi i Terbunit.