Vllaznia dhe Laçi ndanë pikët në javën e 35-të të Superiores, nje rezultat qe ne fakt duket se ka kenaqur me shume miqte te cilet mbeten ende ne loje per arritjen e objektivit te tyre, sigurimin e nje vendi qe do t’i çoje ne Kupat e Europes.

Pas ndeshjes foli zëvendës-trajneri i Laçit, Klevis Hima i cili u shpreh se skuadra e tij ishte e pafat ne disa momente per te shenuar golin e fitores.

“Në pjesën e parë nuk luajtëm edhe shumë mirë, ishim më të kujdesshëm. Në pjesën e dytë, pas pësimit të golit, ishte vetëm çështje fati. Krijuam shumë raste shënimi, por nuk arritëm që të realizonim.

Jemi akoma në lojë për vendin e katërt dhe shpresojmë që të arrijmë këtë objektiv. Kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe shpresojmë që të fitojmë dhe të arrijmë të kualifikohemi në Kupat e Europës”, tha Hima për “Oversport”.