Monday, July 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMERKATO/ Portieri shkodran Entoni Shkoza ndryshon skuadër në futbollin kosovar

MERKATO/ Portieri shkodran Entoni Shkoza ndryshon skuadër në futbollin kosovar

Pas një sezoni e gjysëm tek Dinamo e Ferizajt, portieri shkodran Entoni Shkoza ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe ka qëndruar sërish në futbollin kosovar. Ditën e djeshme ai është prezantuar tek KF Trepça, ekip që merr pjesë në Ligën e Parë.

“Entoni Shkoza bashkohet me KF Trepçën

KF Trepça ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me portierin Entoni Shkoza, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin 2026/27

Mirë se erdhe në familjen Gjelbërt dhe Zi, Entoni”- shkruhet në postimin e këtij klubi.

Për ish–portierin kampion të Vllaznia U21, kësisoj tashmë nis një rrugëtim i ri dhe ai padyshim që do të japë më të mirën e tij.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments