Monday, July 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBashkëpunëtor i ri dhe drejtor teknik italian, tek Basania ka zhvillime

Bashkëpunëtor i ri dhe drejtor teknik italian, tek Basania ka zhvillime

Ajo çfarë u paralajmërua pak minuta më parë, tashmë është zyrtarizuar. Tek Basania ka zhvilime të reja. Presidenti Ermir Shimaj mësohet të ketë arritur akordin me menaxherin e njohur dhe njëkohësisht presidentin e Klubit “Djelmnia Shkodrane” për të nisur një bashkëpunim të ri. Dhe ky bashkëpunim duket se menjëherë ka dhënë efektin e parë.

Basania do të ketë një drejtor teknik të ri dhe ai është italiani Umberto Quistelli. Ndërkohë në ditët në vijim pritet të mësohet edhe emri i trajnerit të ri të kësaj skuadre.

Ja postimi i plotë i klubit Basania:

Sezon i ri…

Filozofi e re…

Zhvillime të reja…

Basania FC ka kënaqësinë të njoftojë opinionin publik e veçanërisht atë sportdashës, për zhvillimet e reja rreth Basania FC.

Presidenti i Basania FC z. Ermir Shimaj dhe menaxheri i njohur sportiv z. Benardin Kulla njëkohësisht drejtues i akademisë Djelmnia Shkodrane, pas disa ditësh bisedimesh dhe planifikimesh kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi shumë të frytshme, marrëveshje e cila synon vijimin e mbështetjes tek brezi i ri dhe duke ndjekur një filozofi intensive serioze pune e cila shtron rrugen e suksesit ekipor dhe individual të sportistëve.

– Puna ka filluar menjëherë dhe si hap i parë është arritur marrëveshja që tek Basania FC në rolin e Drejtorit Teknik do të jetë italiani z. Umberto Quistelli.

– Në ditët nē vijim do të kemi njoftimet përkatëse për të gjithë stafin drejtues/trajnues dhe po ashtu edhe për të rejat e tjera, e sigurisht edhe për daten e fillimit të përgatitjeve për sezonin26/27 i cili këtë vit starton me dt 12.09.2026

Mbetemi në kontakt

Basania FC”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments