Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për Oversport pas fitores 1-0 përballë Egnatias, që ngjiti durrsakët në vendin e katërt në renditje.

“Na duheshin me patjetër tre pikë dhe më gëzoi fakti që Egnatia kishte bërë rotacion, pasi ka ekip shumë të mirë. Goli i shpejtë na bëri që të kthehemi mbrapa, ndonëse nuk më pëlqeu, arritëm që të ruanim avantazhin dhe të merrnim fitoren, por në këtë pikë të sezonit të rëndësishme janë pikët.

Partizani sfida e radhës? Shumë e vështirë, kemi fituat në Tiranë, na kanë mundur në Durrës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme sepse ata luajnë për titull, ndërsa ne për Europën. Do të shkojmë të japim më të mirën, duke synuar maksimumin”, ka thënë mes të tjerash Martini. / Oversport