Shefit Shefiti transferohet në Kosovë. Sulmuesi anësor, i cili është aktivizuar edhe me Shqipërinë U21, kishte marrë oferta edhe nga Vllaznia dhe Partizani.

Tani Shefiti ka pranuar ofertën e Prishtinës: “Kryesia e FC Prishtinës nuk e ka mbyllur “kuletën” sa i përket transfereve cilësore në afatin kalimtar të verës.

Një nga dëshirat e kësaj vere të trajnerit Ismet Munishi ka qenë edhe sulmuesi i krahut, Shefit Shefiti.

24-vjeçari shqiptar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut vjen te Prishtina nga skuadra shqiptare Renova e Xhepçishtit, klub i cili është shuar për shkaqe financiare.

Shefiti ka luajtur me shumë sukses te Renova duke marrë pjesë me këtë ekip edhe në garat evropiane.

Para Renovës, Shefiti ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës për katër edicione derisa i ka fituar edhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Maqedonisë së Veriut.

Shefiti konsiderohet si futbollist me shumë potencial e vlerat e tij kanë rënë në sy edhe të drejtuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit ku vite më parë ka qenë e Kombëtares “kuqezi” (U-21)”, njofton Prishtina.