Tashmë janë shuar të gjitha dyshimet dhe Kristiano Ronaldo është futbollisti më i ri i Juventusit. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi madrilen, i cili ka njoftuar kalimin e portugezit tek kampionët e Italisë.

Ashtu siç edhe pritej, transferimi i Ronaldos te Juventusi, ka kushtuar rreth 105 milionë euro, ndërsa portugezi do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Kjo do të jetë një aventurë e re për “njeriun e artë”, pasi deri tani në karrierën e tij mungonte aktivizimi me një klub në kampionatin italian.

Ndërkohë nga ana tjetër, për Juventusin kjo marrëveshje është një fitore e dyfishtë, pasi nga njëra anë do të rriten të ardhurat në mënyrë të ndjeshme nga transferimi i Ronaldos, ndërsa edhe “Champions League” mund të jetë një rrugë më e lehtë me të në skuadër. /vipsport/